"E patë uraganin kuqezi", Meta flet për shpërndarjen e parlamentit
Presidenti Ilir Meta në konferencën për media foli rreth letrës që i kishte dërguar Komisionerit të BE, Meta kërkoi që kryeparlamentari Ruçi dhe deputetët të reflektojnë lidhur me Gjykatën Kushtetuese. Ruçi tha sot se do e mirëpriste kreun e shtetit sa herë të dëshironte të vizitonte parlamentin

“Po dëgjoja Ruçin pak më parë. Pse duhet të krijohet gjithë kjo situatë, kur presidenti i ka kërkuar bashkëpunim dhe të veprojë në bazë të Kushtetutës, por nuk ka marrë asnjë lloj përgjigjë. Të paktën shpresoj se do të kërkojë hetime për ministren e drejtësisë. Kjo kërkon një analizë edhe nga Kuvendi i Shqipërisë, për tu pozicionuar tek shteti i së drejtës apo tek grupi mafioz”, tha kreu i shtetit.

I pyetur nga gazetarët se a do t’i qëndrojë ultimatumit të tij për shpërndarje të parlamentit, nëse mazhoranca nuk reflekton deri më 15 mars për ligjin e betimin të gjytarëve, presidenti tha:

“Integriteti i gjykatës kushtetuese është vijë e kuqe, e kuqe flakë, e patë uraganin kuqezi”, u shpreh Meta.

Në konferencën e sotme për mediat, Kreu i Shtetit u pyet a i druhet faktit se ekspozimi ne Bruksel i konfliktit me Ramën, mund të ketë një ndikim në vendimin e BE për negociatat. Ai tha se duhet të ndiejnë përgjegjësi ata që e kanë shkaktuar këtë situatë.

“A i druhem unë të vërtetës që kam 3 vjet që po e them, që ua them ju qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, që ua them gjithë përfaqësuesve ndërkombëtarë, që ia kam thënë maxhorancës e qeverisë, opozitës, që Shqipëria të mos rrijë një minutë pa Gjykatën Kushtetuese.

I dini përpjekjet e mia si President i Republikës dhe të mos ndiejnë përgjegjësi për këtë situatë ata që e kanë shkaktuar. Kush e ka shkaktuar? Shumica. Ajo do të kapë dhe Gjykatën Kushtetuese. Nuk ka më arbitër as midis palëve, as midis sipërmarrjeve, në asnjë drejtim. Plus që është garante e sovranitetit dhe integritetit të vendit. Pse të mos i druhen ata të tjerët, kërkesave të Presidentit.

Si është zbatuar reforma, me një shumicë ilegjitimet të dalë nga zgjedhje e Dibrës e Shijakut. Kush është përgjegjësia e pres këtu? A e thirrën vetë Komisionin e Venecias. Presidenti tha përse duhet ta thërras Komisionin e Venecias? A nuk i ka shkruar Venecia këto ligje”, deklaroi Meta.

Ai kujtoi dhe bllokimin që maxhoranca e sotme i bëri procesit të integrimit kur ishte në opozitë.

“Zonja e Bilalit për një kryetar të qarkut të Fierit, ngriu procesin për 3 vjet. E mora unë zonjën e Bilalit, dhe i thashë hajde këtu”, tha ndër të tjera Meta.
Shtuar më 06/03/2020, ora 13:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori