E patë mrekullinë në qiell? Sonte Hëna është rozë
Mbrëmjen e sotme kemi mundësi të shohim një proces historik të Hënës, kështu që mbajini sytë drejt qiellit.

Hëna e plotë e muajit prill, ose “Hëna rozë” njihet gjithashtu si Hëna Vezë (Egg Moon) ose Hëna e Peshkut (Fish Moon), që në të vërtetë nuk i referohet ngjyrës së saj.

Kështu termi “Hëna Rozë” i referohet një myshku, ose luleje të egër, që çel në këtë kohë të vitit.

Amerikanët e parë e kanë përdorur emrin, ndër të tjera, për të treguar ndryshimet sezonale. Për shembull, “Fish Moon” shënon periudhën kur peshku noton në rrjedhën e sipërme për të hedhur vezët.

Edhe pse ngjyra rozë e hënës do të ishte e mrekullueshme, kjo dukuri vjetore shënon edhe disa ngjarje të rëndësishme në fe dhe kultura të ndryshme.

Hëna e plotë e prillit gjithashtu përcakton fillimin e Pashkës, si dhe festivalin “Hindu Hanuman Jayanti”. Të krishterët përcaktojnë të dielën e Pashkëve bazuar në Hënë gjithashtu.

Astronautët thonë se do të jetë Hëna më Spektakolare e vitit, dhe se do të afrohet me pikën më të afërt më Tokën.
Shtuar më 07/04/2020, ora 23:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori