Aksident në Elbasan, humb jetën 20-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Elbasan.

Burime për AlbEu bëjnë me dije se një mjet ka përplasur një djalë 20-vjeçar, i cili për shkak të lëndimeve, ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, ndërsa autori është arratisur.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 23.01.2023, rreth orës 21:25, në unazën e qytetit, një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar, këmbësorin shtetasin F. S., rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë shtetasi F. S., ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit./albeu.com


Shtuar 23.01.2023 22:26