Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka uruar deputeten socialiste
Mimi Kodheli për zgjedhjen si zëvendëspresidente e Asamblesë
Parlamentare të NATO-s.
Me anë të një postimi në twitter, Kim shkruan se
Kodheli është shqiptarja e parë që që mban këtë post të rëndësishëm.
“Ne mezi presim ta shohim atë duke punuar me presidentin e Asamblesë
Parlamentare të NATO-s, Gerry Connolly për të forcuar NATO-n” shkruan Kim.
Deputetja
Mimi Kodheli, Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme u zgjodh dje zëvëndëspresidente e Asamblesë
Parlamentare të NATO-s.
Mimi Kodheli, njëherazi Kryetare e delegacionit shqiptar në Asamblenë
Parlamentare të NATOS, është zgjedhur, në unanimitet, Zëvëndëspresidente e Asamblesë
Parlamentare të NATO-s, e para shqiptare e zgjedhur në këtë post.
Mimi Kodheli është Doktore e Shkencave Ekonomike prej vitit 2007 dhe Master në Administrim Biznesi nga Universiteti Lincoln, Nebraska, SHBA, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës në vitin 2000.
Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë, në vitin 1986.
Znj.
Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u emërua Zëvëndëskryetare e Bashkisë së Tiranës.
Shtuar më 24/11/2020,
ora 18:54