Dyshime për lëndë narkotike në portin e Durrësit, hapen kontenierët me banane, shoqërohen 30 punonjës të sigurisë

30 persona janë shoqëruar nga policia në portin e Durrësit pas dyshimeve për lëndë narkotike në kontejnerët me banane.

Të shoqëruarit janë punonjës të sigurisë së portit dhe punonjës të terminalit.

Shoqërimet lidhen me një kontejner bananesh, i cili rezulton i hapur dhe prej tij mungojnë disa arka.

Hapja e kontejnerit është bërë para se të kalonte në filtrin e policisë dhe skanerit.

Policia dyshon se brenda kontejnerit mund të ketë pasur lëndë narkotike. Shoqërimet janë bërë gjithë natën.

Burimet thonë se kontejneri është hapur pa kaluar në skaner, ndërkohë Porti ka kamera sigurie./albeu.com