Ish-ministrja
Mimi Kodheli ka marrë
postin e rëndësishëm në NATO.
Ditën e sotme në Seancën Plenare të datës 23 nëntor 2020, Asambleja Parlamentare e NATO-s zgjodhi (me unanimitet të plotë) ish-ministren
Mimi Kodheli në
postin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Mimi Kodheli, e cila është aktualisht
Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe
Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar ne Asamblene NATO, bëhet kështu e para shqiptare që zgjidhet në një një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare.
Shtuar më 23/11/2020,
ora 19:15