E PAPRITUR/ Veliaj humb një "thes" me vota në Tiranë edhe pse garoi vetëm
Që prej mbëmjes së djeshme Erion Veliaj është duke sponsorizuar një lajm se numri i qytetarëve që shkuan për të votuar dje është më i madh se numri i votave që ai mori në 2015, rrjedhimisht sipas këtij versioni, ai pretendon se ka rritur numrin e votave në kryeqytet.

Në fakt, ky është një dezinformim i mirëfilltë pasi edhe siç është aktualisht numri i votave që ka dalë nga thuajse gjysma e kutive të hapura, Velaij del me disa mijëra vota minus pavarësisht se garoi pa kundërshtar.

Në Tiranë dje morën pjesë në zgjedhje sipas KQZ-së 171 390 persona, ndërsa Veliaj mori rreth 160 000 vota në vitin 2015.

Nëse nga "thesi" i vogël i pjesëmarrësve do të zbresim (5 750 vota) që ka marrë aktualisht Arben Skënderi si edhe rreth 9 000 vota të pavlefshme që kanë dalë nga kutitë, deri më tani, sikur të mbrojmë versionin e kryebashkiakut, ai për momentin është rreth 4 400 vota minus krahasuar me 2015.

Gjasat janë që numri i votave të pavlefshme në Tiranë të arrijë në më shumë se 17 000 të tilla deri në fund të numërimit.

Po ashtu, nëse marrim të mireqenë se Skënderi do të ruajë nivelin 5% të votave deri në fund, atëherë Veliaj përllogaritet të dalë me rreth 146 000 vota ose minus 14 600 vota krahasuar me 2015 edhe pse dje konkurroi pa ndonjë kundërshtar të mirëfilltë. /albeu.com/


Shtuar më 01/07/2019, ora 13:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori