E paditi Agron Xhafaj, reagon deputeti i PD-së
Ditën e sotme Partia Demokratike publikoi audiopërgjimin që përfshinte vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj me trafikantë droge.

Për këtë është përgjigjur vëllai i ministrit, i cili ka depozituar kallëzim penal për 3 deputetët e PD duke i akuzuar se kanë sajuar prova dhe se në fakt zëri në audiopërgjim nuk është i tiji

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, një nga të paditurit ka reaguar për herë të parë pas padisë së Agron Xhafajt.

“Kam dy gjëra për t’ju thënë: E para unë, zoti Bardhi dhe Salianji s’kemi bërë gjë tjetër vecse modestisht detyrën tonë si deputet dhe si opozitaë për të bërë transparencë për publikun, ky është detyrim i gjithë qytetarëve shqiptarë.

Së dyti, Agron Xhafaj, një person shqiptar i dënuar në Itali me vendim të formës së prerë troket në derën e prokurorisë dhe si vënë prangat ndërkohë e lë atë të bëjë një padi penale?

Zëri aty është i zotit Agron Xhafaj”, tha Alibeaj.
Shtuar më 14/05/2018, ora 23:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori