E PADËGJUAR/ Studentja nga Tirana padit të dashurin: Më vodhi virgjërinë përmes mashtrimit
Një studente e Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë ka denoncuar ish-të dashurin e saj duke i bërë një akuzë të padëgjuar më parë.
21-vjeçarja me
inicialet D.I e ka
akuzuar atë për “vjedhje virgjërie me anë të
mashtrimit” dhe para prokurorit ka shfaqur vetëbesim dhe synon t’i shkojë çështjes deri në fund pasi studion ligjet.
E reja ka rrëfyer në prokurori se është mashtruar nga ish i dashuri i saj 27-vjeçar me
inicialet R.A, me të cilin ka konsumuar një lidhje 16-mujore.
Ajo është shprehur se ai i ka premtuar martesë dhe ajo i fali virgjërinë.
21-vjeçarja insiston se është mashtruar, pasi në të kundërt s’do të kishte fjetur me të.
Në prokurori e reja paraqiti një dosje me 40 faqe, që sipas saj, bëjnë me faj 27-vjeçarin e
akuzuar.
Dosja përmban
mesazhe në Facebook, e-maile dhe
mesazhe në celular dërguar nga i padituri në këtë histori.
Shtuar më 19/10/2018,
ora 15:11