Bayern Munich “i pret krahët” Interit duke hequr Pavard nga merkato, zikaltërit nuk dorëzohen

Ajo që lidhet me Benjamin Pavard mund të bëhet një tjetër intrigë që përfshin Interin në këtë merkato të çmendur transferimesh. Mbrojtësi francez tashmë është një objektiv i shpallur publikisht, duke marrë parasysh edhe fjalët konfirmuese të Inzaghit.

Zikaltërit janë të gatshëm të shkojnë deri në 30 milionë euro për ta sjellë lojtarin në Milano. Por në mbrëmje, një kthesë e papritur erdhi nga Gjermania. Bayern dyshohet se ka hequr francezin nga merkato sipas një kërkese nga Tuchel.

Gjithsesi, Inter mbetet ende optimist pasi edhe Pavard ka një marrëveshje me klubin italian. Ndeshjen e mbrëmshme mbrojtësi francez ndejti në stol në të gjithë ndeshjen, dhe Inter po tenton sërish të negociojë me bavarezët.


Shtuar 19.08.2023 11:37