E pabesueshme/ Ndërpritet energjia në Aeroportin "Nënë Tereza", alarmohen qytetarët
Aeroporti i “Nënë Terezës”, gjatë mbrëmjes së sotme është përballur më një situatë të pakëndshme, pasi rreth orës 21:30 është shkëputur energjia elektrike,

Udhëtarët kanë denoncuar se për një 1 ore, energjia elektrike është shkëputur disa herë. Herën e parë ka zgjatur 5 minuta, ndërsa herën e dytë thuajse 10 minuta.

Kjo situatë ka shkaktuar panik tek pasagjerët, pasi ata nuk e kuptonin se çfarë po ndodhte dhe as nuk u njoftuan nga punonjësit e aeroportit rreth situatës së krijuar. Një gjendje kjo që vështirë ndodh në aeroportet ndërkombëtare të botës, për shkak të rëndësisë dhe fluksit të lartë të pasagjerëve nga e gjithë bota.

Po ashtu është e paqartë se pse nuk është ndezur gjeneratori, që duhet të jetë funksional dhe në gatishmëri në rast se ndodhin defekte në rrjetin e energjisë elektrike./Albeu.com/
Shtuar më 16/07/2016, ora 22:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori