E PABESUESHME/ Sali Berisha mbron Tahirin nga sulmet
Ish-kryeministri Berisha ka dalë për herë të parë në një farë mënyrë në mbrojtje të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një status në “Facebook”, Berisha shkruan se për ngjarjet kriminale të ditëve të fundit, fajtor është Rama dhe jo Tahiri.

STATUSI

Portalet e ofendojne Saje qorrin duke e quajtur turpi i Rames!
Miq, tek po ju hidhja nje sy portaleve sot shof se disa prej tyre nuk e mora vesh sepse shkruanin se turpi i Rames eshte Saje qorri.

Per here te pare dhe te fundit me duhet ti dal zot Sajes dhe jo se ky nuk meriton cdo epitet, cdo cilesim, absolutisht i meriton. Ai eshte i pershtatshem per ti thene çdo fjale te fjalorit tone. Por ajo qe une nuk mund te pranoj kurre eshte se Saje qenka turpi i Rames nderkohe qe ne cdo aspekt, ne cdo krahasim absolutisht ne cdo kandar dhe ne çdo dimension Rama eshte turpi shumfish i Saje qorrit.

Keshtu qe te shkruash se turpi i Rames eshte Saje qorri perpiqesh me qellim, pa qellim te shpelash sadopak Ramen por ne fakt me se paku e bene vehten qesharak per te mos rrjeshtuar gjera te tjera. Sb/Albeu.com/

Shtuar më 10/02/2017, ora 23:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori