E PABESUESHME/ Prokuroria ia fshehu policisë aksionin për kapjen e 10 ton drogë (VIDEO)
Pëlqej
Aksioni për kapjen e 10 tonëve drogë në Babicë të Madhe në Vlorë është kryer në fshehtësi të plotë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka shmangur thuajse në ccdo proces policinë nga frika se mos dekonspiroheshin.

Burime të Albeu.com bëjnë me dije se policia është njoftuar në momentin e fundit se ku do të bëhej aksioni, ndërkohë që për shkak të mungesës së informacionit paraprak, organet e rendit nuk kanë ende dijeni mbi sasinë e vërtetë të drogës së kapur apo informacione të tjera mbi të arrestuarit.

Mësohet se prokuroria ia behu në Babicë me qëllim kapjen e vëllait tjetër të Moisi Habilajt, por nuk dihet ende nëse u kap apo jo ai. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2017, ora 23:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori