Nuk i dhanë fjalën për t’ju përgjigjur kryeministrit, Berisha braktis Kuvendin: Felaj e kuptoi se do t’ia plasja në fytyrë Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka braktisur Kuvendi pasi nuk i është dhënë fjala për të replikuar me kryeministrin Edi Rama. Në dalje të Kuvendit Berisha e cilësoi këtë një ndërhyrje të Felajt.

“Tabaku foli sipas listës. Ishte ndërhyrje antiligjore e zonjës Felaj pasi e kuptoi që unë po dilja tja përplasja Ramës të gjitha në fytyrë dhe asi u largua dhe ia mbathi. Pasi dërdëlliti një orë e ca, dublikoi interpelancën e ministres sepse Hila e zoti me fakte poshtë atë. Ky foli gjysmë ore për këtë, dhe për Putinizma. Zonja Felaj s’më dha fjalën ndaj unë dola para jush për të shfrytëzuar fjalën”.

Debati në Kuvend

Berisha kërkon fjalën pasi mbaroi Edi Rama.

Felaj: Në bazë të rregullores fjalën e merr kryetari i grupit të PD-së.

Berisha kërkon fjalën nga vendi

Felaj: Ju lutem, Alibeaj e kalon, fjalën e ka zonja Tabaku.

Berisha: E kërkoj fjalën për procedurë.

Tabaku vijon fjalën: Kërkoj që Rama të rrinte këtu në sallë.


Shtuar 31.03.2022 12:12