E pabesueshme/ Hyn në shtëpinë e vëllait dhe i vjedh 12 milionë lekë
Pëlqej
Efektivët blu të Tiranës gjatë ditës së sotme kanë arrestuar shtetasin B.S. 40 vjeç, banues në Tiranë, pas akuzohet se ka hyrë në shtëpinë e vëllait të tij A.S. 43 vjeç dhe i ka vjedhur plot 12 mln lekë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra”. Policia, pas arrestimit, vendosi që ta procedojë në gjendje të lirë vëllain, pasi ai ktheu mbrapsht edhe paratë.

“Më datë 16.08.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.S, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ‘‘Siri Kodra“, ka vjedhur banesën e vëllait B.S, vjeç 40, banues në Tiranë, ku ka marrë 1200.000 lekë”, thuhet në njoftimin e Policisë./Albeu.com/

Shtuar më 17/08/2016, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori