E ngatërrojnë për hajdut, në gjëndje të rëndë 28 vjeçari në Sukth
E ngatërrojnë për hajdut dhe banorët e Sukthit plagosin rëndë një 28 vjeçar. Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, por nga të dhënat e para mësohet se banorët kanë menduar se i riu ishte hajdut dhe kanë shtënë në drejtim të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Sukth dhe nga hetimet e para mësohet se të shtënat me armë erdhën pas dyshimit të banorëve për praninë e grabitësve.

Julian Vlashi që ka mbetur i plagosur është ngatërruar nga disa banorë, të cilët e kanë dyshuar gabimisht për hajdut dhe kanë shtënë në drejtim të tij.

Lidhur me këtë ngjarje pa pasoja për jetën, policia ka shpallur në kërkim autorin, emri i të cilit nuk bëhet me dije. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2015, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori