E ndoqën duke takuar gruan: Si u kap i shumëkërkuari nga Italia
Policia ka arrestuar Bilbil Elezajn, i cili ishte i dënuar me pesë vite burgItali.

Policia tha se i arrestuari ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, pasi autoritetet gjyqësore në Bolonja të Italisë, me vendimin nr. SIEP 815/2018">2018, datë 25.10.2018">2018, e kanë dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Kanosja me anë të shtrëngimit për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal italian. Bilbil Elezaj, në janar të vitit 2015 u zbulua pas operacionit më të madh antimafioz të regjistruar ndonjëherë në Emilia Romagna të Italisë.

I gjithë ky proces i quajtur “Aemilia” pati të pandehur 218 persona, mes tyre edhe shqiptarin Elezaj.

Ai u shpall fajtor në Gjykatën e Shkallës së Parë për veprën penale të zhvatjes së shumëfishtë dhe u kërkua të dënohej me 9 vite burg, por si përfundim u dënua me vetëm 5 vite burg.

Në atë operacion pati edhe zyrtarë të lartë të arrestuar, punonjës Policie dhe disa shtetas të huaj.

Mediat italiane raportojne sot se ai ishte shoferi i besuar i shoqerise ku punonte dhe merrej direkt me kanosje dhe mbledhjen e parave.

Karabinierët, mbanin nen vezhgim gruan e 52-vjeçarit, në Itali. Ata raportuan per udhëtimet e pazakonshme nga Italia në Shqipëri të saj.

Policia ka identifikuar dy banesa në Tiranë, ku takohej çifti. Dhe mengjesin e djeshem pasi u takuan, policia i ndoqi dhe i ndaloi prane aeroportit kur gruaja do te kthehej ne Itali.
Shtuar më 18/06/2019, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori