E ndau se tentoi t'a vrasë me thikë, kush është autori i ngjarjes makabre në Mirditë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mirditë, ku motër e vëlla janë ekzekutuar para shtëpisë.

I dyshuari kryesor për vrasjen e 30-vjeçares Esmeralda Koleci dhe vëllait të saj dyshohet të jetë ish- bashkëshorti Fatmir Koleci, i njohur si person problematik, i cili ka qënë në burg për dhunë në familje.

Ai është akuzuar më herët për ushtrim dhune ndaj ish- gruas së tij ndërkohë që ishin divorcuar rreth dy vite më parë.

Autori më herët ka tentuar ta vras Esmeraldën, ka dashur ta therë me thikë por që mësohet se kanë ndërhyrë disa banorë të fshatit dhe e kanë shpëtuar. Për këtë arsye fillimisht janë divorcuar.

Ngjarje e rëndë që ka tronditur mbrëmjen e sotme Mirditën ka ndodhur në oborrin e banesës së Fran Filopatit, babait të Esmeraldës dhe Edisonit të cilët kanë mbetur të vdekur nga të shtënat me armë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Zall Zme të fshatit Kodër-Rrëshen në Mirditë.


Shtuar më 25/02/2020, ora 22:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori