E ndaluan për hashash, e pazakontë çfarë i gjejnë policët në frigorifer shqiptarit
Mediat italiane kanë raportuar një tjetër rast aksioni të antidrogës italiane ku është përfshirë edhe një shqiptarë.

Bëhet fjalë për një 36 vjeçar, të cilit gjatë një kontorlli në makinë i janë gjetur rreth 30 kg lëndë narkotike të llojit hashash.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, jetonte në Regina Margherita, ndërkohë që familja nuk e tij nuk ishte në dijeni për veprimtarinë e tij.

“Ansa” shkruan se agjentët e antidrogës i gjetën shqiptarit në banesë edhe 5 mijë euro që ai i kishte fshehur mes ushqimit të ngrirë në frigorifer.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të identifikuar se kush e furnizoi shqiptarin me drogë. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2018, ora 14:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori