U hetua për trafik droge, GJKKO kthen për gjykim dosjen e babait të Arbër Çekajt

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar SPAK dhe ka kthyer për hetime të mëtejshme dosjen penale ndaj Selim Çekajt, nën dyshimet për përfshirje në trafik të kokainës nga Ekuadori në Shqipëri.

SPAK pas muajsh të tërë hetime, vendosi të kërkojë pushimin e çështjes penale ndaj babait të Arbër Çekaj, pasi nuk gjeta prova për implikimin e tij në trafikimin e 49 kg kokainë, që u bllokuan në prill të 2021, një nga kontejnerët me banane të kompanisë EcoAlmax që vinte nga Ekuadori.

Por, Gjykata e Posaçme thotë në vendimin e saj se hetimet për kësaj çështje nuk janë kryer të plota e të gjithanshme, e për këtë shkak, e urdhëron Prokurorinë e Posaçme të bëjë veprime të tjera hetimore duke i lënë detyra konkrete.

Ndërsa, SPAK do të rifillojë hetimet, i dyshuari Selim Çekaj do të hetohet në gjendje të lirë pas nga arrest në burg ku u mbajt për muaj me radhë, ai u dërgua në arrest shtëpi e tashmë ndaj tij është caktuar masa e detyrimit për paraqitje.

Në momentin që u zbulua kokaina e ndarë ne 31 pako dhe e vendosur në shtyllat anësore të kontejnerit me banane, Çekaj këmbënguli para policisë që të lejohej që kontejneri të lejohej për të shkuar në destinacion, pasi shprehej se ishte tregtar frutash dhe nuk kishte lidhje me drogën e zbuluar.

72-vjeçari është babai i Arbër Çekaj, i cili është dënuar me 14 vite burg për trafikimin e 613 kg kokainë kolumbiane, që u sekuestrua në kontejnerët me banane në magazinat e kompanisë Arbri Garden në Maminas.


Shtuar 3.07.2023 14:17