E moshuara me dy fëmijë invalidë pret erën e furishme në çadër: Do na marrë shpirtin
Një çift të moshuarish me dy fëmijë invalid janë vetëm një prej shumë familjeve të prekura nga tërmeti që e kanë pritur erën e furishme në çadra.

Flutura Zela tregon për kamerën e Report TV se ka dy djem invalid e të sëmurë mendore dhe se në ato kushte nuk do të mund të jetojnë dot.

“Nesër do na gjejnë të vdekur. Si brenda si jashtë njëlloj është. Po vdesim këtu, ftohti ka për të na marrë shpirtin. Jam duke vdekur. Në këto kushte, pa drita, ftohtë, djali sëmurë.

Nuk kemi për të jetuar kështu. Kanë për të na marrë jetën. Sot nuk ka qenë asnjë. Kjo (çadra) është me vdekur para kohe. A mban nxehtësi kjo (çadra), na ka zënë kjo punë, shkruan Report tv.

Po e vuajmë jashtë mase të ftohtin. Zoti e bëftë mirë, se më keq nuk ka ku shkon.

Kur ra tërmeti rashë dhe u bëra copë nga këmbët, akoma nuk jam shëruar. Jemi në ditë shumë të vështirë,”– shprehet ajo.
Shtuar më 05/01/2020, ora 19:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori