E moshuara bie nga autobusi në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë ku një e moshuar ka rënë nga autobuzi.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e skelës në Vlorë, kur e moshuara ka tentuar të hypë në autobus dhe ka rënë pasi autobusi është nisur pa u siguruar për mbylljen e derës.

Gruaja e moshuar ka rënë në tokë dhe ka marrë disa plagë në trup. Menjëherë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe e moshuara është dërguar për në urgjencë. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2017, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori