E mori rrjedha e ujit, vazhdojnë kërkimet për 20-vjeçarin nga Tirana
Polombarët e RENEA-s edhe gjatë ditës së djeshme dhe sot, vijojnë kërkimet në grykën e Skuranës në lumin Erzen, për gjetjen e trupit të 20 – vjeçarit Xh.S.

Gjatë ditës së sotme do të devijohet nga forcat xheniere edhe një pjesë tjeter e lumit, me qëllim uljen e nivelit, pasi rrjedha është shumë e fuqishme dhe terreni është shumë shkëmbor dhe shumë i thepisur.

Përgjatë shtratit të lumit, kërkimet vijojnë edhe nga një grup punonjësish policie të Stacionit të Policisë Farkë. /albeu.com/

Shtuar më 22/05/2018, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori