E mitura rrëfen çastet e tmerrit teksa i moshuari e puthi me forcë dy herë
Babai i vajzës 11 vjeçare e cila është ngacmuar nga i moshuari, ku edhe e ka puthur me forcë dy herë, ka kërkuar që të veprojë ligji pasi 72 vjeçari ka ngacmuar edhe fëmijë të tjerë më parë.

Në këtë histori e cila fatkeqësisht është e përsëritur, shfaq të moshuarin në Himarë që ngacmon pa më të voglin problem vajzën në një market.

E mitura 11 vjeçare, e cila u filmua nga kamerat e një marketi në Himarë, teksa ngacmohej seksualisht nga i moshuari 72 vjeçar, Marko Guma, ka folur për “News 24” për abuzimin. E mitura me inicialet M.TH., ka rrëfyer momentet e tmerrit, që janë fiksuar edhe nga kamera e sigurisë.

"Shkova në market të blija diçka dhe u përballa me të. Ai më kapi me forcë dhe me puthi dy herë. Herën e dytë më puthi në buzë dhe më pas nxori një kartëmonedhë dymijë-lekëshe dhe kërkoi të ma jepte”, ka deklaruar e mitura.

Ajo rrëfen se ky është një rast i përsëritur dhe se Guma e ka bërë edhe më fëmijë të tjerë këtë xhest të turpshëm. Gjithashtu, për “News 24” ka folur edhe babai i 11 vjeçares, i cili ka kërkuar që drejtësia të vihet në vend. Ai tregon se 72 vjeçari ka ngacmuar edhe më parë fëmijë të tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2016, ora 11:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori