E mbytën në grushta jashtë lokalit, i riu përfundon në spital
Një i ri ka përfunduar në spital pas një sherri për motive ende të panjohura. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 22:00, në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali, ku në rrethana ende të paqarta është goditur me grushte shtetasi M.M., 26 vjeç.

I riu është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes teksa vijon puna për kapjen e tyre.
Shtuar më 24/11/2020, ora 15:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori