E mbështollën me qese dhe e futën në furgon, zbardhen detajet tronditëse të vrasjes së Jan Prengës
Janë zbardhur detaje të reja nga pengamarrja dhe më pas vrasja e 49-vjecarit Jan Prenga.

Pas rrëmbimit në rrugën ‘London’ në zonën e Kamzës autorët e ngjarjes fillimisht e kanë dërguar pengun në shtëpinë e pronarëve të kompleksit ‘ Golden’ ku ndaj tij është ushtruar dhunë.

Kamerat e banesës së vëllezërve Hajri janë pastruar për të humbur gjurmët. Nga shtëpia autorët së bashku me pengun janë drejtuar për në kompleksin luksoz ku aty ka humbur edhe jetën si pasojë e plagëve të marra.

Gjithashtu kamerat kanë fiksuar që njëri nga personat del me lopatë dhe të tjerët trupin e future në qese e fusin në një furgon me ngjyrë të bardhë. Fugoni është sekuestruar për ekzaminim të metejshëm nga policia ku pas nalizimit të gjurmëve priten të dalin konkretisht edhe provat e pakundërshtueshme që përfshijnë anëtarët e familjes Hajri në ngjarjen kriminale.

Gjithashtu në shtëpinë e Jan Prengës është ushtruar kontroll dhe është vendisur përgjues ambiental përmes të cilit dëgjohen bisedat.

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar pamje ku duken disa persona që pastrojnë njollat e gjakut ndërsa më pas ata e mbështjellin trupin me qese. Gjatë kohës që Jan Prenga ishte marrë peng, vëllai i tij nga Anglia telefonon familjen dhe u thotë që mos komunikoni asgjë me policinë sepse ngarkesën po e dërgoj në destinacion, ndërsa familjarët kanë qenë në dijeni për konfliktet që vëllai i Prengës ka pasur më organizatorët e rrembimit në Angli për pazaret e drogës, raporton faxweb.

Rrjeti kriminal në fushën e drograve të forta e shtrinin veprimtarinë e tyre në linjën Kolumbi-Angli- Shqipëri. Sipas burimeve 49-vjeçari Jan Prenga dyshohet të jetë groposur afër zonës së kompleksit, ndërsa policia pritet që në ditët në vijim të ndërhyjë sërish në kompleks me qentë nuhatës, për të zbuluar vendin ku mund të jetë groposur. Ndërkohë pritet që në Shqipëri të mbërrijnë edhe agjentë anglez për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Shtuar më 29/01/2020, ora 21:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori