Përballja me Atletico Madrid , Guardiola: Skuadër e vështirë

Goglat e shortit të Champions League kanë vendosur përballë Manchester Cityn dhe Atletico Madrid. Një përballe e luftuar në çerekfinalen e këtij kompeticioni, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinale.

Pas hedhjes së këtij shorti ka folur edhe trajneri i citisenëve, Pep Guardiola, i cili ka vlerësuar maksimalisht skuadrën Diego Simones, ndërsa pranoi se do të jetë shumë e vështirë për të mposhtur skuadrën spanjolle.

“Atletico Madrid kaloi në një fazë grupore tepër të vështirë dhe më pas e eliminoi Manchester Unitedin. Gjatë 180 minutave ata ishin më të mirë. Në ndeshjen e Madridit ata ishin fantastikë në pjesën e parë. Është një skuadër, ja çfarë janë”, ka nisur duke thënë trajneri spanjoll./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.03.2022 17:59