Policia
greke në Selanik ka zbardhur rrëmbimin e një 23-vjeçari shqiptar, ngjarje e ndodhur në shkurtin e vitit të kaluar. Sipas policisë
autorët janë tre bashkatdhetarë, të cilët e mbajtën të riun peng më shumë se 24 orë në një makinë.
Mediat
greke raportojnë se
autorët morën 2500
euro dhe pengu u la i lirë, pas pagesës prej 1000
euro.
Sipas policisë tre bashkatdhetarë të të riut u identifikuan si autore, ndërsa dy gra të reja
greke që
morën përsipër të merrnin paratë janë gjithashtu të përfshira në çështje.
Nga hetimet rezulton se motivi i veprimit të tyre duket se kanë qenë mosmarrëveshjet financiare që
autorët kishin me 23-vjecarin.
Çështja kundër tyre do të paraqitet në Prokurorinë e Selanikut dhe më pas pritet të lëshohen urdhër arrestet.
Shtuar më 27/11/2020,
ora 11:45