E masakruan për vdekje italianin, familja: Drejtësi ose vetëgjyqësi
Pas vdekjes së 20 vjeçarit italian i cili u rrah për vdekje nga një grup shqiptarësh, policia ka arrestuar dy persona si të dyshuar për ngjarjen.

I riu, i identifikuar si Emanuele Morgati u rrah në Alatri në Frosinone sepse mbrojti të fejuarën në diskotekë.

Mediat italiane raportojnë se arrestimi i dy personave u be pas analizimit të pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë.

Policia ka nxjerre edhe dy urdhra ndalimi të paralajmëruar, ndërkohë që janë 7 persona nën hetim si të dyshuar se kanë marrë pjesë në sulm, ose që nuk kanë dhënë ndihmën e shpejtë.

Ndërkohë familja pasi ka vendosur dhurimin e organeve të djalit kërkon drejtësi. Tezja e viktimës ka paralajmëruar autoritetet. “Drejtësi ose do të bëjmë vetëgjyqësi.

Emanuele nuk e meritonte këtë”, ka thënë mes lotësh tezja e të riut për “Il Messaggero”. “Nuk mund të vdesësh 20 vjeç. Duhet të kalben në burg, duam drejtësi ose do marrim hak vetë”./albeu.com/

Shtuar më 28/03/2017, ora 09:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori