E majtë apo e djathtë? Rudina Hajdari tregon cilit krah politik i përket
E ftuar në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte deputetja Rudina Hajdari.

E pyetur nga gazetari Dyrnjaja mbi bindjet politike, Rudina Hajdari dha këtë shpjegim:

“Ne nuk e kemi luksin të thuash që unë po mbroj një frymë majtiste apo djathtiste, ajo që është e ndarë tani tashmë dhe është e qartë, qytetarët janë totalisht të zhgënjyer nga PS-ja, LSI-ja, PD-ja, në mënyrën se si e kanë menaxhuar pra këto 30 vite.

Kuptohet që dështimet janë të shumta, shpresat kanë rënë totalisht shumë, shqiptarët po largohen nga Shqipëria dhe nuk jemi këtu për të folur për preferencat tona qoftë të majta apo të djathta. Nuk jemi këtu për të folur për preferencat tona, patjetër që politikat duhen të merren bashkarish me forcën politike që ne po ndërtojmë.

Por e rëndësishme është që ne do të rikthejmë shpresën dhe të jemi një alternativë për shqiptarët, ku njerëzit e thjeshtë do të kontribuojnë dhe të ndjehen pjesë e kësaj platforme të re politike. nëse ju thoni që partitë e vjetra si Partia Socialiste, Demokratike, apo LSI-ja, të cilat janë ndërtuar në bazë të SHPK-ve dhe bizneseve familjare që ato kanë përreth tyre dhe mënyrën se si ato e mbajnë dhe ju mendoni që këto janë ideologji që shqiptarët duhet t’i votojnë , atëherë unë mendoj që kjo nuk është e drejtë.

Mendoj që ne duhet të rikthehemi dhe njëherë dhe të shikojmë që demokracia në Shqipëri nuk po funksionon, ç’ka po bëhet sot është që edhe ideologjitë po miksohet. PS-ja po ndërmerr disa politika të djathta, PD-ja ka marrë politika të majta.

Por nëse do të pyesni për vlerat e mia si Rudina Hajdari, ju duhet të kuptoni që ajo që më ndanë mua në këtë mes, ështëqë politikat e mia ekonomike janë orientuar nga e djathta, ndërsa politikat e mia përsa i përket çështjeve sociale kanë qenë më në qendër”, u shpreh Hajdari. /tch
Shtuar më 21/09/2020, ora 20:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori