E majta shqiptare mbledh forcat për riorganizim
Albeu.com
Partia Socialiste zhvilloi të hënën në selinë e saj një takim më partitë e majta, PSD e PDS. Pas 90 minutash bisedime, kreu i PS-ës, Edi Rama është shfaqur para mediave dhe deklaroi se ky ishte takimi i fitores ne zgjedhjet e 2009. Kjo, sipas tij, se nuk do të jetë një fitore e kryetareve të partive, por e qytetarëve shqiptarë.
Duke shprehur bindjen se e majta shqiptare do të ketë një rezultat shumë pozitiv ne zgjedhjet e vitit 2009, Rama u shpreh sot se "në funksion te kësaj fitoreje, PS nuk do te tolerojë që ajo rrezikohet për shkak të disa grupimeve të ndryshme politike”.

I pyetur nga mediat rreth qëndrimit me LSI dhe kreun e saj, Ilir Metën, Rama u shpreh se për të Ilir Meta vazhdon të mbetet një mik, “por që me veprimet e bëra po bëhet sa vjen e më dukshëm si një njeri që i duhet Berishës”. (news24)
Shtuar më 01/09/2008, ora 23:08
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori