E ëma i lutet të kthehet në shtëpi, 15-vjeçarja nga Kavaja:Jo! Unë dua të dal në kafe çdo ditë

Një histori interesante po zhvillohet në emisionin “Me zemër të hapur” ku një vajzë vetëm 15 vjeçe nga Kavaja është larguar nga shtëpia dhe prej 6 muajsh jeton në Tiranë.

Në emisionin “Me emër të hapur”, Stelina është përballur me të ëmën, të cilës i ka bërë me dije se jeton në një banesë në Tiranë, e vetme dhe një shoqe e mbështet ekonomikisht.

Shpresa Myzeqari, mamaja e Stelinës ka shprehur në emision frikën se e bija mund të ketë rënë pre e një rrjeti prostitucioni, por 15-vjeçarja e ka mohuar kategorikisht këtë gjë dhe ndër të tjera është shprehur se ka njohur një shoqe, e cila ka një butik dhe i ka roguar një rrogë 200 mijë lekëshe për të mbajtur frymën.

E ëma i është lutur që ajo të kthehet në shtëpi, por Stelina adoleshente e refuzon dhe e mohon, duke u shprehur se tani ka jetën e saj dhe se nuk duron më që të gjithë anëtarët e shtëpisë ta dhunojnë apo keqtrajtojnë.

“Po unë si goc kom nevojë të dal për kafe çdo ditë…këta gërr, vërr”,- thotë ajo. Stelina shton se e ëma mund ta takojë kur të dojë, mund të kenë një marrëdhënie telefonike bashkë, por se nuk pranon kurrë të kthehet në shtëpi, edhe sikur ligji ta detyrojë.

Nëna e saj tregoi se gjithë sherri në familjen e tyre lindi për një foto në Facebook që Selina kishte me një djalë. “Selina ka pasur një adresë Facebook, që u shanë të gjithë shokë e shoqe, se ajo nuk mbante mend kodin dhe për këtë fakt u përzu nga shkolla. Gjithë fisi im u fut në sherr.

Djali im shkoi në burg për këtë, se e rrahu vajzën. Adresën ia kishin vjedhur vajzës, në shkollë më thanë që janë sharë dhe injoruar nga adresa e Selinës, vajza më tha që nuk e mbante mend kokën. Për këtë arsye shkova në komisariat. Ka pasur një foto me një djalë.. Ia kanë treguar djalit dhe ai e qëlloi vajzën, vuajti dënimin për dhunë në familje.

Kur doli nuk e gjeti në shtëpi. Më tha të bëj një vit burg për motrën dhe të mos e gjej në shtëpi…”
Ndërsa vajza e kundërshton dhe thotë: “Kjo veç po rren. Unë shkoja në linja interneti dhe punoja. Më ka përplasur në mur, më ka vënë duart e para, më tha motra për kë lyhesh ti? Prej kësaj, motrës dhe vëllait kam ik nga shtëpia…”/albeu.com/



Shtuar më 31/01/2017, ora 14:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori