E ëma e të arrestuarit për terrorizëm: I pafajshëm, e respekton e gjithë zona
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Bekim Protopapa, nën akuzën për rekrutim shtetasish për xhihadizëm. Në një prononcim jashtë dyerve të gykatës, nëna e tij ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

"Pyesni fshatarët se sa i ndihmon, shkoni në Reç, natën u shkon atje kur kanë nevojë, fëmijët i kanë sjellë t’ua vizitojë, ka mbaruar shkëlqyer shkollën e lartë dhe ka ikur nga Tirana në Reç ku nuk shkon askush dhe të ma marrin çunin këta…”, ka thënë ajo.

Sakaq, “Arrest me burg” caktoi gjykata edhe për berberin Ergys Fasllia, ndërkohë që priten masat e sigurisë edhe për shtetasin Xhezair Fishti dhe Medat Hasani.

Seanca u parapri nga masa të rrepta të sigurisë. Policia ka kryer një kontroll me qen anti eksploziv tek automjetet e parkuara prane Gjykates per Krimet e Renda. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2016, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Përtej tensionit politik që shkaktoi, shkarkimi i djeshëm i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë është shoqëruar me humor në rrjetet sociale.

Përtej tensionit politik që shkaktoi, shkarkimi i djeshëm i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë është shoqëruar me humor në rrjetet sociale.