E lodhur dhe e shfrytëzuar, Ruzhdia i jep fund publikisht martesës!

Ditën e sotme në “Ka një mesazh për ty” ka ardhur një histori jo normale nga ato që jemi mësuar të dëgjojmë. Një histori dashurie e cila përfundui në braktisje, dhe ndarje publike pas shumë sakrificash, hallesh dhe lotësh.

“Ashtu siç ai iku pa më pyetur mua, edhe unë po e them këtu mes të të gjithëve, se ia dorëzoj Vinit unazën pa e pyetur atë.”

Ruzhdia ishte rritur “me gjithë të mirat”. Babain e ka humbur kur ishte vetëm 10 vjeç, por nëna e tyre u sigurua që asaj dhe të motrave të mos u mungonte asgjë: u martuan, dhe u bleu edhe nga një shtëpi. Por para një muaji, i shoqi e braktisi pa i thënë asgjë, duke lënë pas edhe djalin e tyre 1 vjeç.

Ajo tregoi tek “Ka një mesazh për ty” se prindërit e bashkëshortit, Vinit, u munduan ta shfrytëzonin financiarisht. Një muaj pas martese vjehrri dhe burri ishin hequr nga puna, dhe nuk kishin punuar më. Ruzhdia, djali dhe Vini jetonin në një shtëpi me ta.

Ajo tha se vjehrrit i kishin bërë një shtëpi djalit tjetër dhe ajo ishte më e madhe. Megjithatë, nuk pranonin të shkonin të jetonin atje dhe i kërkonin me ngulm një shumë prej 50 milion lekësh që të ndërtonin një shtëpi dhe t’i linin vetëm.
Ruzhdia nuk pranoi, dhe beson se kjo i nxiti edhe më shumë ata të silleshin keq me të.

Të gjendur në kushte shumë të këqija jetese, vetëm me një pension 120 mijë-lekësh, pa bukë për të ngrënë, ajo u detyrua të fillonte punë si pastruese, madje me orë të zgjatura.

Me lot në sy, ajo kujtoi se ka mbaruar universitetin dhe ndërkohë vazhdon masterin për cikël të ulët.

Por mes gjithë presionit të prindërve, i shoqi nuk kërkonte mendimin e saj për asgjë, dhe një ditë të zakonshme i telefonoi për t’i thënë se kishte shkuar në Gjermani. Që atëherë, nuk kanë folur më.

E megjithatë, Ruzhdia thotë se është e lodhur duke duruar, duke pritur, duke e pyetur, kur ai nuk bën asgjë siç dëshiron, nëse nuk përputhet me dëshirat e prindërve.

Kështu që shkoi në studion e “Të dielës shqiptare” për t’i dhënë një mesazh nënës së saj.

Zonja Flutura hyri në studio me lot në sy, dhe tha se vetë nuk e ka nxitur asnjëherë të bijën të bëjë çfarë do vetë. Ajo tha se e di se Ruzhdija dhe Vini duhen, por dashuria nuk mjafton kur ka probleme financiare, pasi sjellin probleme të tilla.

“Mami, unë dua ta dish që për mua duhet ta mbash kokën lart. Pa mbështetjen tënde dhe të vëllezërve, unë nuk do të bëja dot asgjë. Do ta rrisim djalin tim bashkë, dhe do të bëhet një fëmijë i zgjuar e i shkathët.”, tha Ruzhdia.

Ajo pohoi se ka vendosur të mos i kthehet më Vinit.

“Ashtu siç ai iku pa më pyetur mua, edhe unë po e them këtu mes të të gjithëve, se ia dorëzoj Vinit unazën pa e pyetur atë.”, tha ajo. E ëma e mbështeti, duke i thënë se e kupton se durimi i saj e ka një cak./albeu.com/

Shtuar më 12/02/2017, ora 15:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori