E lidhën dhe e vodhën, shkodrani tregon se si punëtori ia punoi pas krahëve
Pëlqej
Një grabitje ka ndodhur mbrëmë në Shkodër.

Dy persona të armatosur kanë hyrë në banesën e familjes Alia dhe kanë vjedhur një sasi parash si dhe një makinë.

Pak orë pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga autorët në Tiranë, Kristian Marashin dhe Julian Vatnikajt.

Pas zgjidhjes së ngjarjes, ka folur Mark Aliaj i cili ka treguar se si dy të arrestuarit e kanë lidhur e më pas e kanë vjedhur.

"Dy persona te armatosur kane hyre ne banese. Ishin edhe te maskuar.

Fillimisht kane shkeputur sinjalin e alarmit tek dera e oborrit dhe te kamerave.

Me pas kane mbyllur deren e shtepise time. Kane hyre brenda dhe me kane vene litarin ne qafe.

Me thanen se po levize te vrasim. Kishin nje hekur ne dore qe e mbanin per te me goditur ne rast se do levizja. Me kane lidhur.

Kane kontrolluar te gjithe shtepine sepse donin para por nuk ka e arritur qe ta hapin kasaforten ne banese.

Kane marre dy cifte, makinen dhe nje ore dore. Njerin prej tyre e njoh.

Kristjan Marashi bashke me babain kane punuar me perpara ne banesen time dhe e dine sistemin dhe kasaforten.

Babai ka ardhur ne mengjes dhe me ka kerkuar falje duke me thene se Kristjani nuk eshte me djali im.

Babain e kam falur ndersa Kristjanin jo. Me kane mbyllur deren e baneses se po te kisha dale do i kisha vrare te dy pa problem fare.

Gruaja ime ka qene ne gjume dhe nuk ka degjuar asgje sepse i kane hedhur nje ilac per gjumin.

Une nuk i kam askujt borxh, kemi qene vetem dy te moshuar ne banese.

Kur kam dale kam patur nje cifte te fshehur dhe kam qelluar ne ajer njehere.

Komshiu doli dhe njoftoi menjehere policine sepse na kishin marre edhe telefonin.

Policia erdhi shpejt dhe i falenderoj qe i kane kapur shpejt.

Ketu ne zone kane ndodhur shume vjedhje teksa kane marre bageti por edhe sende ne banesa"- përfundoi ai. /albeu.com/



Shtuar më 21/02/2018, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori