E lavdëroi Rama live, kush është Luani nga Vlora që me ekipin e tij shpëtuan shumë jetë (VIDEO)
Gjatë një prej daljeve të tij publike mbrëmjen e djeshme, kryeministri Rama tha se pavarësisht mungesave të logjistikë, ekipet shqiptarë të shpëtimit kanë bërë një punë të shkëlqyer, ashtu si edhe të huajt.

Rama tha se ekipet shqiptare shpëtuan 38 jetë njerëzish nga rrënojat.

"Ne kemi mangësitë tona, por asnjë nga këto nuk na pengoi që të shpëtonim jetë njerëzish. Ekipet e huaja kanë bërë mrekulli, por heroi i herojve është Luani nga Vlora që ka shpëtuar dy jetë njerëzish në kushte të paimagjinueshme. Shefi i ekipit francez më tha se mënyra se u shpëtuan ato dy jetë njerëzish janë raste studimore", u shpreh Rama.

Por, kush është Luani që përmend Rama?

Abcneës.al mëson se bëhet fjalë për shefin e zjarrfikësve të Vlorës, Luan Kapaj, i cili me ekipin e tij ishte i angazhuar gjatë ditëve të krizës së tërmetit në Durrës.

Ekipi i tij shpëtoi disa jetë njerëzish, ku vlen të theksohet ndërhyrja tek një pallat gjashtë katësh në Durrës, të cilit i ishin rrafshuar dy katet e poshtme.

Zjarrfikësit u futën nën rrënoja edhe pse sipër kishte një mal betoni që i rrezikonte jetën. Nëse godina do të binte, vdekja ishte e sigurt, por ata nuk e morën parasysh.



Në këtë ndërhyrje ata kanë shpëtuar dy persona të ngecur nën rrënoja. Kapaj u be i njohur për shqiptarët teksa refuzoi të qendronte i shtrirë në ambulancë edhe pse mjekët i thanë se duhej të qetësohej.

Ai u ngrit dhe shkoi sërish në rrënoja për të shpëtuar jetë.

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 të vdekur dhe më shumë se 1 000 të lënduar, ndërkohë që dëmet materiale janë ende të pallogaritura, por fatura pritet të jetë e lartë.
Shtuar më 03/12/2019, ora 16:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori