"E lau në gjak", Rama i del hapur në mbrojtje deputetit të Lezhës
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbrojë deri në fund deputetët e tij.

Pas Tahirit, Ballës e Dakos, Rama i ka dalë në mbrojtje edhe deputetit të PS-së Rrahman Rraja duke deklaruar se djali i tij është 25-vjeç dhe nuk ka pse deputeti të mbajë përgjegjësi për veprimet e të birit.

Rikujtojmë se djali i Rrahman Rrajës akuzohet për përdhunim (akuzë ende e paprovuar) dhe dhunë fizike makabre (e vërtetuar nga ekspertiza ligjore) ndaj të dashurës së tij Xhisiela Maloku.

Por pavarësisht akuzave të rënda, djali i deputetit vazhdon të jetë i lirë.

"Jetojmë në një sistem kush mbush 18 vjeç mban vetë përgjegjësi përpara ligjit dhe askush tjetër nuk përgjigjet për të", tha Rama duke e bërë të qartë qëndrimin e tij ndaj deputetit.

Gjithashtu rikujtojmë se Rraja ka deklaruar se djali i tij është i pafajshëm dhe çdo gjë po ndodh për shkak të xhelozisë së vajzës në fjalë. /albeu.com/




Shtuar më 29/09/2018, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori