"E lash djalin në stacion treni në një vend të BE-së, për një jetë më të mirë", rrëfimi prekës i një prindi shqiptar
Pëlqej
“Të braktisur në BE” ishte tema e emisionit të sotëm “Njerëz në Fokus’ të gazetares Ola Bruko në ‘News24’. Një prind shqiptar, i cili nuk ka preferuar të identifikphet ka rrëfyer se si e ka lënë djalin e tij 15-vjeçar në një nga vendet e BE-së për një jetë më të mirë. Ai thotë se e ka lanë djalin në një stacion treni derisa erdhën policët.

“E çova në një vend të BE për një jetë më të mirë dhe e lashë në një stacion treni derisa erdhi policia që e mori. E dërgova kur ishte 15 vjeç, ndërsa për pak muaj ai mbush 18 vjeç. Më merr malli shumë, por më duket sikur më ka harruar. Edhe sikur të dua unë është e vështirë për të që të kthehet këtu në Shqipëri”- tregon babai.

“Djali studion në një shkollë profesionale dhe pas shkollimit ka mundësi për të punuar atje. Nëse do kisha një fëmijë tjetër nuk do e çoja sërish. Flas në telefon 3 herë në muaj dhe kam 7 muaj pa e takuar”- ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2017, ora 21:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori