E largoi fëmijën se e bëri pis? Rama e krahason me Zahon
Pëlqej
Vetëm pak ditë më parë Rama u vu sërish në qendër të vëmëndjes për shkak se në takimin që ka zhvilluar në një familje në Bulqizë disa ditë më parë, ku mori në krahë të voglin e shtëpisë, kritikët e kryeministrit thanë se ai e largoi fëmijën, pasi i kishte këpucët me baltë, dhe i bëri pis xhaketën.

Por kryeministri Rama e cilësoi manipulim këtë reagim.

Kryeministri tregon se në atë moment i ka thënë nënës së djalit të vogël, se ai në këtë rast ngjan me Zahon.

Për shumë të tjerë ky është teatër. Për shembull rasti i atij fëmijës së vogël….
Një tjetër manipulim i pandershëm në fakt, sepse e vërteta është krejt ndryshe. Unë e mora në krah atë djalin dhe ai donte të shkonte të e ëma. Dhe unë i thashë ti qenke si Zaho se sa e marrin në krahë të tjerë kërkon të shkojë te mami.

Po ju e pastruat xhaketën…
Po normal që do ta pastroja baltën. Më tha ajo gruaja do ju bëjë me baltë. Dhe unë i thashë s’ka problem. Por ky është një moment shumë i vogël, por domethënës. Dhe kur e bëni këtë manipulim me një detaj kaq të vogël, imagjino çfarë bëni me çështje të mëdha.
Shtuar më 14/11/2017, ora 22:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori