E lajmëron Manastirliu: Vetëm 2 muajsh, foshnja e parë e shtruar te Infektivi
Ministrja Manastirliu ka deklaruar se në spitalin e Infektivit gjendet e shtruar një nënë me një fëmijë 2 muajsh.

Sa i përket moshës mesatare të personave që janë prekur nga virusi, Manastirliu, u shpreh se në Shqipëri është 45 vjeç, ndërkohë që theksoi se rritja e rasteve pas hapjes ishte e pritshme, se edhe persona që nuk kanë patologji të tjera, po shfaqin gjendje të rënduar.

"Kemi një rast të një fëmije 2 muajsh që është shtruarspitalin pediatrik në shërbimin e infektivit bashkë me të ëmën e vet.

I ka dhënë pasojë Covidi, është rasti i parë që ne kemi një fëmijë të shtruarspitalin infektiv që kërkon trajtim mjekësor së bashku me nënën e tij.

Ne jemi në javën e pestë pas rihapjes së madhe. Prisnim që do të kishte një shtim të rasteve. Ka kapërcyer pak pritshmërinë tonë, pasi mendonim se do të kishim shumë më shumë zbatim të rregullave", tha Ministrja.

Shtuar më 02/07/2020, ora 22:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori