E la e fejuara, 24-vjeçari i vë tritol banesës
Pëlqej
Prishja e fejesës nga ana e vajzës 21-vjeçare, për pak sa nuk u ka kushtuar jetën pjesëtarëve të familjes Nikolli nga Kruja, pasi ish i fejuari në shenjë hakmarrjeje i ka vënë tritol banesës së kësaj të fundit.

Sipas Gazetës Shqiptare shpërthimi me eksploziv ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në qendër të qytetit të Krujës. Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim 24-vjeçari Ardit Roshi nga Fushë-Kruja.


Rreth orës 02:00 të mëngjesit të djeshëm, është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm në katin e parë të një pallati të lagjes nr.4 të këtij qyteti. Si pasojë e shpërthimit të fortë, është dëmtuar dera e hekurt e banesës së familjes Nikolli, si dhe janë thyer xhamat e apartamenteve të tjera. Shpërthimi i lëndës plasëse ka zgjuar nga gjumi banorët e pallatit të vjetër të ndërtuar 40 vjet më parë, të cilët janë përfshirë nga paniku. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia lokale, e cila deklaroi se një sasi prej 120 gr tritol ishte vendosur tek dera e apartamentit të familjes Nikolli. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori