E kthyen fabrikën e këpucëve në laborator drogë, ja kush janë pronarët (FOTO LAJM)

Ditën e sotme policia e Shtetit zbuloi një laborator të sofistikuar droge në Skrapar ku përpunohej dhe mbillej hashash.

Pas zbulimit, policia bëri me dije se ka vënë në pranga dy pronarët e laboratorit Edlira Lame dhe Muhamed Kadiu.

Edlira Lame, në bashkëpunim me shoferin Muhamed Kadiu, arritën të ndërtojnë laboratorin e drogës më të përparuar ndonjëherë në Shqipëri.

Edlira Lame administronte nje firmë private fasonerie ku prodhoheshin çanta kartoni për verë dhe raki, ambjentet e së cilës duket se i ka përdorur edhe për të përpunuar drogën.

Më herët në ambjentet e fabrikës së administruar nga Edlira Lame prodhoheshin edhe bimë medicinale, ndërsa kohët e fundit ajo e kishte kthyer fabrikën në një biznes më fitimprurës siç është edhe përpunimi e prodhimi i kanabisit.

Shtetasit e mësipërm, siç bën me dije edhe policia, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në ambjentet e fabrikës ushtronin këtë aktivitet të kundraligjshëm.

Ata janë arrestuar, ndërsa tre persona të tjerë, roli i të cilëve nuk dihet ende po ndiqen në gjendje të lirë. Mbi Edlirën dhe bashkëpunëtorin e saj rëndojnë tashmë tre vepra penale:

“Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”./Albeu.com/

Shtuar më 12/04/2017, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori