Frikë nga lufta bëthamore, Zvicra bën gati “super bunkerët” (VIDEO)

Pushtimi rus i Ukrainës ka rizgjuar interesin për bunkerët në Zvicër, të ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë, ku ka hapësira të majftueshme për të strehuar të gjithë vendin.

Që nga viti  1960, çdo komunë në Zvicër është dashur të ndërtojë bunkerë bërthamore për banorët e tyrë, gjithashtu ata të detyrushëm në çdo pallat apo banesa të vogla.

Bunkerët janë bërë pjesë integrale e indentitetit zviceran, në të njëjtin nivel me çokollatën, bankat dhe orët e famshme të vendit.

Kohët e fundit hapësirat nëntokësore janë përdorur shpesh për ruajtje ose si bodrume vere. Por tani ata po shihen në një këndëvështrim të ri nga lufta.

Vendi i pasur alpin është zotuar që çdo banor do të ketë hapësirë strehimi nëse është e nevojshme. Vendi me 8.6 milion banorë numëron gati 9 milion hapësira në 365.000 bunkerë privatë dhe publike.

Momentalisht bunkerët në Zvicër po përdoren për gjëra të përditshme, por autoritet zvicerane kërkojnë që ato të zbrazen dhe bëhen gati për strehim bërthamor brenda 5 ditëve./albeu.com