E kërcënoi me armë për drutë e zjarrit, në kërkim 26 vjeçari
Pas një kallëzimi të kryer në polici nga ana e një 35 vjeçari, policia ka shpallur në kërkim një të ri, me precedentë të mëparshëm penalë, pasi e ka kërcënuar me armë duke i marë 15 m sterë dru zjarri nga banesa e tij.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal si edhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit Fation Bono, 26 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimit kundër personit).

Procedimi ndaj tij filloi pas kallëzimit të bërë nga shtetasi L.M, 35 vjeç, i cili ka deklaruar se shtetasi Fation Bono, duke përdorur dhunë fizike, si edhe duke e kërcënuar me armë, i ka përvetësuar këtij të fundit rreth 15 m sterë dru zjarri nga banesa e tij dhe më pas e ka mbajtur këtë shtetas të izoluar rreth 2 orë nën kërcënimin e armës, në vendin e quajtur “Gurore”, mbi fshatin Vërdovë.

Nga ana e policisë, po vijon puna për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale "Vjedhja me dhunë", "Heqja e paligjshme e lirisë". /albeu.com/


Shtuar më 02/11/2016, ora 10:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori