E krahasonte me SHBA, sa e fortë ishte ushtria e Enver Hoxhës (VIDEO)
Pëlqej
Diktatori Enver Hoxha i cili udhëhoqi shqiptarët gjatë periudhës komuniste thoshte me bindje se kishte një nga ushtritë më të mira në botë.

Të paktën kështu propagandohej nga qeveria komuniste duke deklaruar se Shqipëria kishte ushtrinë e tretë më të mirë në botë.

Mësohet se ushtria e Enverit kishte rreth 110.000 trupa aktive dhe 250.000 rezervistë.

Në atë kohë Shqipëria ishte e blinduar me municion por duhet theksuar se pajisja me armë ishte shumë pas vendeve perendimore.

Duhet theksuar se Shqipëria ishte një vend me mbi 700.000 bunkerë të cilat do të shërbenin për mbrojtje në raste lufte, raporton albeu.com.

Diktatori Hoxha izoloi Shqipërinë nga e gjithë bota për disa dekada ndërkohë parapërgatiste shqiptarët për luftë duke thënë se perëndimi "na do të keqen". /albeu.com/


Shtuar më 25/04/2018, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori