Në kërkim ndërkombëtar për shpërndarje të materialeve pornografike, arrestohet gjermani në Tiranë

Një shtetas gjerman i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur dhe vënë në pranga në Tiranë, për t’u ekstraduar drejt vendit të tij.

27 vjeçari Patrick Wellner, akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve pornografike”.

Gjykata Lokale e Paderborn në Gjermani e ka dënuar 27 vjeçarin me 1 vit e 8 muaj burgim, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.

Njoftimi i policisë

Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve pornografike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Paderborn”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, i shtetasit: – Patrick Wellner, 27 vjeç, përkohësisht banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale e Paderborn, Gjermani, e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve pornografike”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.

/albeu.com/


Shtuar 29.03.2023 12:56