E konfirmon Idrizi: Shkojmë në zgjedhje me Partinë Demokratike
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka folur për zgjedhjet e 25 Prillit duke thënë se do të garojë në zgjedhje me partinë më të madhe opozitare, PD. Kjo është partia e parë që shpreh mbështetjen për të hyrë në garë nën siglën e PD.

Në një intervistë për "Abc", Idrizi ka theksuar se Rama tashmë është kthyer në një sulltan që i merr vetë vendimet, sipas tij uron që ministrat të dinë se janë emëruar në një post të tillë.

"Gjëja e parë që më vjen të them është se a e dinë këto që janë bërë ministra pasi mënyra se si ai i merr vendimet janë si një sulltan ndërsa një njeri i cili ka për interesin për zgjedhjet është munduar që të vendosë ato emra që i thonë diçka PS-ja dhe ne kemi të bëjmë me një sulltan dhe me disa zv ministra.

Ne kemi një marrëveshje me PD-në dhe do të jemi të listuar me atë të PD-së. Besoj se 2017 është rasti që po e përsërit Rama tani që në atë kohë e bëri prishje koalicionesh pa ligj tashmë po e bën me ligj.

Besoj se procesi duhet të kishte filluar me kohë dhe për shkak të kushteve të pandemisë dhe duket që opozita shumë më parë të ishte e qartë dhe të ishte e shtrirë në terren për të diskutuar me njerëzit për ekonominë për njerëzit dhe për programin e saj në mënyrë që shqiptarët të njiheshin me programin e tyre”, ka thënë ai.
Shtuar më 29/12/2020, ora 19:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori