E konfirmon Berisha: Do të kandidoj në zgjedhje, zemra më do shumë vende!
Sali Berisha do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Por në cfarë qarku ende nuk dihet.

Mbrëmjen e sotme në një bisedë në Radarin Informativ në “abc” me gazetaren Jonida Shehu ai tha se vendimi për zonën do të përcaktohet me udhëheqjen e PD-së.

“Unë do të kandidojë, por se ku do ta bëj të ditur së bashku me deputetët e tjerë të PD-së.

Zemra ime ka afër shumë vende, por unë do të zgjedh një. Këtë do ta përcaktoj me udhëheqjen e PD-së” tha Sali Berisha./abcnews
Shtuar më 20/01/2021, ora 20:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori