E konfirmuar! Rama vetemërohet Ministër i Jashtëm: Me Metën shihemi në gjyq
Edi Rama ka reaguar menjëherë pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, ku shprehet se ai do të jetë de jure në postin e Ministrit të Jashtëm sepse sipas tij nuk ka kohë për të humbur në kërkim të Presidentit.

Ai gjithashtu shkruan në Twitter se, Presidenti s’e ka ç’dekretuar Ministrin e Jashtëm brenda afatit kushtetues. “Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese,” – shkruan Kryeministri Edi Rama.

Statusi i plotë në Twitter:

Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit.
Shtuar më 14/01/2019, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori