E kishte fshehur çantën me euro dhe flori në furgon, arrestohet 48-vjeçari në portin e Durrësit
Një 48 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë kontrollit të kryer në Pikën e Kalimit Kufitar në
Portin e
Durrësit, në kabinën e shoferit, janë gjetur 60960
euro si dhe 46 bizhuteri floriri.
Në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP
Durrës, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i
mjetit, shtetasi A.M., 48 vjeç, banues në Shkodër.
dërkohë materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Durrës për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë".
Shtuar më 07/09/2020,
ora 13:31